Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në përfundim të mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD se do të marrë pjesë në çdo mbledhje të grupit parlamentar. Ai u shpreh se Alibeaj bën kryetarin e partisë, i emëruar nga Gazment Bardhi.
Duke folur për propozimet e palës tjetër, Berisha deklaroi se Kuvendi Kombëtar i datës 30 Prill është i pamundur të shtyhet ndërsa shtoi se Basha dhe Alibeaj do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar sipas parashikimeve të statutit të partisë.
“Aty ku ka zero fakte, dokumente dhe prova çdo gjë është e papranueshme. Alibeajn nuk e lë Rama të tërhiqet nga ankimimi. Nuk e kontrollon vetë veten ai. Ai është në mision. Ai harron një gjë që e vë veten në një pozitë të papërshtatshme. Alibeaj nuk thirri mbledhje, kërkoi të bëhej një votim por nuk e votoi kush.
Në fund ai propozoi që të dorëzohen vendimet dhe propozimet. Nuk ka mbledhje nesër. Në ditët në vijim do jem në çdo mbledhje. Vendimin e Bashës dhe Alibeajt unë e kam quajtur zero gjithmonë. Ai bën edhe kryetarin e partisë, i emëruar nga Gaz Bardhi. Nuk kam bërë dhe nuk bëj asnjë përpjekje për negociata me SHBA. Çdo ofertë për negociata e kam refuzuar. Kam zgjedhur atë rrugë që kam zgjedhur.
Nëse ka degë në të cilat ka motive ligjore. Alibeaj unë e bëra të qartë se çfarë është. Nëse kontstatohen problematika, zgjedhjet përsëriten. Kuvendi është i pamundur të shtyhet. Është një rrethanë kombëtare dhe ndërkombëtare. Deputetët e PD, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj do të jenë anëtar të Këshillit Kombëtar. Çdo njeri është i lirë të marrë vendimet e tij. Unë po them cili është qëndrimi i partisë ndaj deputetëve. Janë anëtar të Këshillit kombëtar
“, deklaroi Berisha.