Erdhi nga Zvicra për të marrë pjesë në protestë, Haçkaj: Të japim shembullin se jemi të bashkuar …

0
Erdhi nga Zvicra për të marrë pjesë në protestë, Haçkaj: Të japim shembullin se jemi të bashkuar …
Gjigandi

Florian Haçkaj nga Komuniteti për Diasporën, ka ardhur nga Zvicra për të marrë pjesë në protestën kombëtare kundër rritjes së çmimeve.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetarin Sebastian Zonja, ai tha se duhet të japim shembullin që shqiptarët janë bashkë kundër padrejtësive.

Ndër të tjera ai tha se edhe pse jetojnë jashtë Shqipërisë nuk kanë asnjë dallim nga qytetarët shqiptarë, pasi familjarët e tyre përballen me pasojat e çmimeve.

Florian Haçkaj:

Për ne si lëvizje e Diasporës është e rëndësishme që Diapsora të ndihet aq e fortë sa realisht është. Erdha nga Zvicra për të dhënë shembullin se jemi këtu dhe luftojmë bashkërisht kundër padrejtësive. Bashkë me mua ishin dhe njerëz nga lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë, që kanë ardhur enkas ose që ndodhet në Shqipëri, dhe në fund të ditës ne nuk dallojmë aspak nga qytetarët shqiptarë që jetojnë këtu, përveç faktit që jetojnë jashtë shtetit. Ne këtu kemi familjet, na dhimbset Shqipëria po aq sa i dhimbset çdo kujt dhe në fund të ditës ndjejmë të njëjtat problematika si të tjerët.

RonaTyra

Ndër të tjera ai u ndal edhe tek e drejta e votës që kanë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë.

Florian Haçkaj:

Ne e kemi paditur në Gjykatë Kushtetuese shtetin shqiptar për mosrealizimin e votës së Diasporës siç  e ka me ligj kodi zgjedhor. Këtë e kemi  bërë jo vetëm për të votën si një e drejtë kushtetuese por edhe për aktet që nxori Komuniteti I Ekspertëve të Covid-19, që ia ndaloi qytetarëve shqiptarë nga Greqia, Maqedonia e Veriut të vinin të votonin. Fiks pas zgjedhjeve u hoq karantinimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu