Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bojkotuar votimin për kandidaturën e Bajram Begajt, për President të Republikës që po mbahet në Kuvend.
Gjatë deklaratës së tij për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se dekreti i Presidentit Ilir Meta për lirimin nga detyra të Begajt, është i pavlefshëm.
Ai nënvizoi se presidenti humbet fuqinë e dekreteve nëse ndodhet jashtë shtetit, bazuar në të drejtën kushtetuese europiane.
“Në të drejtën kushtetuese europiane, presidenti humbet fuqinë e dekrteeve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kjo është e drejta kushtetuese europiane. Jashtëzakonisht. Kur je jashtë shtetit, kryetar shteti është kryetari i parlamentit”, u shpreh Berisha.