Projekti për zgjatimin e lumit ‘Lana’, Veliaj: Familjet do të marrin në pronësi aq metra katrorë sa kanë

0
Gjigandi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i pranishëm këtë të martë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Veliaj ka njoftuar se së shpejti në kryeqytet do të nisë zgjatimi i lumit Lana nga pjesa e Pallatit me Shigjeta, deri në Kashar. Sakaq shtoi se familjet të cilat preken nga projekti por nuk i kanë të legalizuar shtëpitë, do të shpërblehen nga qeveria aq metra katrore sa kanë aktualisht.

“Ne sot miratojmë atë që quhet plani për rialokimin dhe bëhet fjalë për 24 struktura rezidenciale, me certifikatë pronësie që i përket 26 familjeve, 211 strukturat e tjera janë në tokë të Bashkisë. Janë në tokën tonë, por nuk po i përzëmë. Po u themi: “Na lini të bëjmë shtëpitë tamam, që mos t’i marrë Lana përpara, dhe të gëzoni edhe për faktin që jeni në buzë të një super bulevardi”, se vazhdon me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, dhe ndërkohë është tokë e shtetit. Nuk do i lëmë pa shtëpi, do marrin aq sa kanë, por ne do të vazhdojmë të urbanizojmë Tiranën. Janë 9 struktura që janë akoma në proces verifikimi dhe 71 parcela tokash, disa më të vogla dhe disa më të mëdha”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu