sh-kryeministri Berisha është ndalur këtë të shtunë në qytetin e Fierit në kuadër të zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike. Sa i përket gjendjes ku ndodhen shqiptarët sot, ai hoqi një paralele e me tezat e Vaso Çubrilloviçit, shovinist serb.
Sali Berisha vijoi në Fier ditën e dytë te turit të takimeve me demokratët.
Ai solli sërish në vëmendje ish-kryetarin Lulzim Basha ndërsa tha se në dëm të partisë lëshonte komunikata për të shkarkuar anëtarë të saj.
“E patë si u bëmë ne, lëshonte komunikatata. Përjashtohet ky, përjashtohej ai, shkarkohej ky, shkarkohej ai. Gjithçka bëhej në mënyrë të paligjshme kurse ne u ngritëm sëbashku kundër këtij arbitrariteti, ilegjitimiteti. Çdo gjë që bëmë deri sot e bëmë bazuar në votën e lirë”.
Sa i përket gjendjes ku ndodhen shqiptarët sot, ai hoqi një paralele e me tezat e Vaso Çubrilloviçit, shovinist serb.
“Ky arreston për ujë dhe drita 38 mijë shqiptarë. Pse e bën ky këtë? Mendon se nuk e di që nuk arrestohet tjetri për çështje civile? E di por e bën për dy asrye: Së pari për tu ngjallë frikë. Çubrilloviçi thotë: Për tua bërë jetën ferr së pari duhet tu mohojmë origjinën dhe tu vrasim krenarinë.
Njeriu i varfër krenarinë e ka të vështirë. Të finalizohet kjo strategji duhet domosdoshmërisht që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë. Mosqënia e shqiptarëve është vetë deviza e kombit serb, thotë ai. Po çfarë ndodhi me ne këto vite? A nuk u detyruan shqiptarët të ikin masivisht?”
Ky takim zgjedhor vjen në kuadër të garës që po zhvillohet brenda Partisë Demokratike për kreun e kësaj force politike.
Sali Berisha ka përballë Ibsen Elezin.