Berisha akuza për Alibeajn: Merr në telefon njerëz, u thotë mos u bashkoni

0
Berisha akuza për Alibeajn: Merr në telefon njerëz, u thotë mos u bashkoni
Gjigandi

Ka përfunduar pas rreth 3 orësh mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të PD.

Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat, ku është shprehur se fryma e bashkëpunimit në bazë ka qenë shumë e mirë.

Ai ka lëshuar akuza ndaj Alibeajt, duke thënë se ky i fundit ka marrë në telefon persona dhe u ka thënë që të mos bashkëpunojnë, për bashkimin e PD-se.

Sali Berisha: Mbledhja përfundoi, u diskutua gjerësisht mbi ecurinë e procesit deri më tani. Fryma e pajtimit dhe bashkëpunimit në bazë është shumë e mirë. Telefoni i prishur i Enkelejdit, që marrin  persona të caktuar të mos bashkëpunojnë, nuk po e pengojnë këtë proces. Shqetësimet e ligjshme të deputetëve që i ngritën për defekte të caktuara në degë, do merren masa që t’u jepet zgjidhja. Po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe. Ka pasur problematika në Lushnje. Ka pasur një problem që do zgjidhet. Kanë bërë një ujdi për fushatë, por tani do  funksionojë vetëm vota.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu