Prokuroria e Francës do të merret me yllin e Real Madridit, Karim Benzema.
Sulmuesi francez është ftuar që të dëshmojë në gjyq pasi që po hetohet së bashku me futbollistin tjetër francez, Mathieu Valbuena.
Benzema dhe Valbuena akuzohen se kanë bërë një incizim deri sa po kryenin marrëdhënie me disa prostituta në vitin 2015.
Besohet se dyshja kanë përdorur atë incizim si shtantazh.
Ky skandal kishte ndodhur para ndeshjes së Francës me Armeninë pesë vite më parë.
Për këtë arsye, Benzema dhe Valbuena janë përjashtuar edhe nga Kombëtarja e Francës.