Bënte kosha pa kërcyer fare, ndahet nga jeta gjiganti i basketbollit. Ishte i gjatë 2.24 metra

0
Bënte kosha pa kërcyer fare, ndahet nga jeta gjiganti i basketbollit. Ishte i gjatë 2.24 metra
Gjigandi

Bienvenu Letuni, basketbollisti kongolez 2.24 metra i gjatë, që në moshën 15-vjeçare nënshkroi me Joventut (më 2009), një nga 40 njerëzit më të gjatë në botë, ka vdekur në moshën 28-​​vjeçare.

“Tri orë më parë u nda nga jeta Bienvenu (Letuni). Mesazhi i fundit me tekst i Anicet Lavodrama i ka paraprirë një mesazhi tjetër zanor, në të cilin ishte tmerrësisht e vështirë për të që të artikulonte rrjedhshëm një grusht të mirë fjalësh”, – shkroi Carlos Jiménez, bashkëthemelues i “Solobasket” në Twitter, duke raportuar vdekjen e Bienvenu Letuni.

Carlos Jiménez kujton se “në Solobasket, pak më shumë se dy vite më parë, paralajmëruam për Bienvenu Letuni. Ne kërkuam ndihmë, sepse, pasi nuk u përshtat profesionalisht, u kthye në vendin e tij të lindjes.

Në Kinshasa kërkonte mjekim, por ishte larg, jetonte në fshat me pak para, ushqim të dobët, strehim të pasigurt dhe duke vuajtur nga acromegalia. Situata e tij ishte shumë komplekse. Disa persona nga Endesa League ishin interesuar për të. Megjithatë, vitin e fundit u prek edhe nga tuberkulozi”.

RonaTyra

Bienvenu Letuni luajti basketboll edhe në Spanjë. Ai mbërriti në Badalona më 2009 për t’iu nënshtruar një operacioni. Synimi ishte për të zgjidhur problemin e tij të gjigandizmit përpara se të bashkohej me Penya.

Nëpërmjet agjencisë së përfaqësimit “Youfirst”, e njëjta që dërgoi Ibakën në NBA nga zemra e Afrikës, ai mori pjesë në një kampus për të rinjtë afrikanë më premtues. Skautët u befasuan nga madhësia e tij.

“Hace tres horas que falleció Bienvenu (Letuni)”. Ese reciente mensaje de texto de @elfarodemeiras ha precedido a otro de voz en el que le cuesta, a horrores, articular con fluidez un buen puñado de palabras. 👇 pic.twitter.com/0kd5pnZzKl

– Carlos Jiménez (@carlosjimenezsb) May 2, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu