Ndryshe nga çfarë kemi parë nëpër spitalet e botës përgjatë pandemisë ku kamerat janë lejuar brenda për të parë gjendjen e të shtruarve, në Shqipëri një gjë e tillë nuk ka ndodhur ndërsa rastet e reja dhe vdekjet janë drejt rritjes çdo ditë.
Për atë se çfarë ndodh bren a Spitalit Infektiv ka folur mjeku i njohur Artan Koni në emisionin “Tempora”.
Koni u shpreh se asnjë media nuk është lejuar që të hyjë në spitale, madje ai shtoi se pacientëve të infektuar u konfiskohen edhe telefonat që të mos bëjnë dot foto e video apo të komunikojnë më familjarët.
Gjithashtu mjeku u shpreh dyshues teksa ngriti pyetjen nëse brenda spitalit Infektiv bëhen eksperimente me të shtruarit.
Artan Koni deklaroi:
“Ju si media dhe asnjë media tjetër nuk ka arritur të futet brenda spitalit. Çfarë ndodh aty është burg i sigurisë së lartë, bëhen eksperimente?! Pacientët që shtrohen u merren telefonat që të mos bëhen video dhe foto e të mos komunikojnë me familjarët. Ishin disa spitale private që donin të bënin teste, por nuk lejoheshin. Marr 127 dhe më thonë që nuk mund ta bësh testin se nuk je aq rëndë, por po jam rëndë nuk po vi fare se më shumë mundësi po ia shpërndajmë gjithë lagjes.”
Lajmi i Fundit.al