Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë shumë pak aktive këtë vit në rrjetet sociale dhe paraqitjet televizive.
Prezantimet e saj para publikut këtë vit kanë qenë shumë të rralla madje edhe prurjet muzikore apo projekte të reja nuk ka pasur fare nga ajo.
Sido që të jetë, 32-vjeçarja ka bërë të ditur për fansat se është duke harxhuar kohë në studio, duke incizuar këngë të reja për albumin e saj të radhës.
Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Së fundmi, Rexha publikoi për fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, pas një sesioni të gjatë që kishte realizuar në studio.
Ajo dukej mjaft atraktive e veshur me tuta ngjyrë blu, teksa vinte në pah bukurinë e saj natyrale.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Këngëtarja me origjinë shqiptare është duke punuar në albumin e saj të tretë, pas suksesit të madh që shënoi me albumin e saj të dytë “Better Mistakes” vitin e kaluar.
/abc24.al/
Foto: Bebe Rexha/Instagram