Bebe Rexha thotë se antidepresantët e ndihmojnë atë të motivohet kur gjendja e saj mendore është …

0
Bebe Rexha thotë se antidepresantët e ndihmojnë atë të motivohet kur gjendja e saj mendore është …
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, që nga fillimi i vitit 2022, nuk ka qenë shumë aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.

Ajo ka zgjedhur që këto muaj të mos publikojë fotografi, video apo statuse të ndryshme për fansat e saj, gjersa “e heshtur” ka qëndruar edhe sa i përket prurjes së projekteve të reja muzikore.

Megjithatë, së fundmi 32-vjeçarja gjeti pak kohë që t’iu përgjigjet disa prej pyetjeve të parashtruara nga fansat e saj në Twitter.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

RonaTyra

Një prej tyre kishte pyetur këngëtaren shqiptare se “çfarë e mbanë atë të motivuar kur ndjehet keq me disponim”.

Dhe si me shaka, Rexha i është përgjigjur duke thënë: “Antidepresantët”.

Antidepressant lol https://t.co/7EwISI3jNE

– Bebe Rexha (@BebeRexha) April 14, 2022

Artistja me origjinë shqiptare përndryshe ka qenë gjithmonë shumë e hapur për betejën e saj me shëndetin mendor dhe ka pranuar haptazi, se ilaçet e ndihmuan atë që të tejkalonte periudhat e vështira në jetën e saj.

Në vitin 2019, Bebe Rexha u diagnostikua me çrregullim bipolar, por iu kishte thënë fansave të saj që të mos shqetësohen, pasi ajo ishte mësuar tashmë me vite se si ta menxhonte sëmundjen e saj.

/abc24.al/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu