Beatrix Ramosaj uron nënën për 8 Mars: Asgjë nuk krahasohet me dashurinë e saj

0
Beatrix Ramosaj uron nënën për 8 Mars: Asgjë nuk krahasohet me dashurinë e saj
Gjigandi

Sot po festohet 8 Marsi, apo e njohur ndryshe edhe si Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Shumë personazhe publike kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të uruar femrat më të veçanta në jetën e tyre, e sidomos nënën.

Një urim të veçantë për të ëmën ka ardhur edhe nga këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj përmes llogarisë së saj në Instagram.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

RonaTyra

Krijuesja e këngës “Faj” postoi një video ku shihet teksa përqafon nënën e saj, Antigonën, pamje të cilat janë marrë pas daljes së këngëtares nga Big Brother VIP.

Në mbishkrimin e videos, Beatrix ka treguar dashurinë dhe rëndësinë që ajo ka në jetën e saj, teksa e përshkruan si inspirim dhe mbështetja më e madhe.

“Asgjë nuk krahasohet me dashurinë e nënës. Përqafimet e saj janë shëruese, fjalët e saj ngushëllojnë. Prekja e saj është magjike dhe kujdesi i saj i pazëvendësueshëm. Dhe në krahët e saj, ne do të gjejmë gjithmonë shtëpinë tonë. Të festojë çdo ditë, gjithë kohën, nëna ime. Urime Dita e Grave dashuria ime”, ka shkruar Beatrix.

Ndërkohë, urimi i saj për gruan më të rëndësishme në jetën e saj ka vazhduar edhe me një tjetër postim në InstaStory.

“Kur dikush më pyet se kush të inspiron çdo ditë, vetëm një emër më vjen në mendje dhe kjo është ajo, e fortë, inspiruese, e guximshme, e dashur, mbështetëse dhe grua e sjellshme në jetën time, nëna ime. Të dua deri në hënë dhe mbrapa, faleminderit që gjithmonë më inspiron të jetoj, të dua dhe të buzëqesh! Ti je dhurata më e madhe nga Zoti”, ka shkruar këngëtarja.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

Tutje, në një tjetër postim ajo gjithashtu ka falënderuar të gjitha gratë në jetën e saj, që e kanë ndihmuar të bëhet ajo që është sot.

“Sot, bëhu gruaja që dikush ka nevojë”, ka shkruar ndër tjera Beatrix.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

Ndryshe, kujtojmë që Beatrix muajve të fundit ka qenë mjaft e komentuar, që nga pjesëmarrja e saj në Big Brother VIP dhe për lidhjen e saj me Donald Veshaj, me të cilin u nda menjëherë pas përfundimit të spektaklit. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu