Artistja e njohur, Beatrix Ramosaj, gjatë këtyre ditëve ka qenë një emër shumë i komentuar në faqet rozë.
Ajo bëri një video në rrjete sociale, ku shihet e përlotur dhe ka reaguar pas gjithë bullizmit që iu bë muajve të fundit.
Lidhur me këtë, përkrahje ka marrë nga personazhe të shumta publike e së fundmi edhe nga këngëtarja Rozana Radi.
Rozana Radi (Foto: Instagram)
Kjo e fundit i ka dedikuar një shkrim, duke i thënë se duhet të punojë fort e të rrethohet me njerëz të mirë.
Postimi i plotë i Radit:
“Ëndërro gjëra të mëdha, puno fort, përqendrohu dhe rrethoje veten me njerëz të mirë. Mbushe mendjen me mendime optimiste. Dyshimi i vret më shumë ëndrrat, krahasuar me dështimin. E sotmja mund të jetë dita më e bukur për ty, ndaj zgjohu dhe buzëqesh.
Pozitiviteti është një zgjidhje që ti mund ta kthesh në një zakon në jetën tënde. Vuaj tani dhe jetoje gjithë pjesën e mbetur të jetës si një kampione. Fitorja nuk është gjithçka, por dëshira për të fituar padyshim që është gjithçka.
Kjo është për të gjitha portalet që na kanë çmendur me këto lajme të cilat nuk i duhen askujt të gjithë ju që bullizoni dikë mendoj që në jetën tuaj. Mund të kemi harruar ata që ju kanë munduar por kurrë nuk i harrojmë ata që na kanë tallur. Turp”. /abc24.al/