Negociatorët e BE sapo kanë arritur një marrëveshje për futjen e një mbushësi të vetëm për pajisjet e vogla elektrike.
Mbushësi USB-C do të bëhet një standard i ri për të gjithë Bashkimin Evropian.
Ligji i ri do të sigurojë që deri në vjeshtën e vitit 2024, të gjithë telefonat celularë, tabletët dhe kamerat të kenë të njëjtin mbushës.
Afati i fundit për laptopët është 2025. Ligji përfshin gjithashtu konsollat e lojërave, altoparlantët, tastierat, kufjet dhe pajisje të ngjashme më të vogla.
Vlerësohet se me këtë propozim qytetarët e BE-së do të kursejnë 250 milionë euro në vit.