BBC: Vende te BE te udhehequr nga Franca vune veton ndaj hapjes se negociatave

0
19

Gjiganti botëror i lajmeve “BBC” ka shkruar për vendimin e Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “BBC” citon kreun e Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili e cilësoi të gabuar vendimin për të bllokuar negociatat me dy vendet ballkanike.
“Një pjesë e vogël e vendeve anëtare të BE, të udhëhequr nga Franca, vunë veton ndaj hapjes së negociatave me dy vendet e Ballkanit”, shkruan “BBC”.
Më tej, media ndërkombëtare citon sërish Donald Tusk, i cili tha dje gjatë konferencës për shtyp, pas vendimit të KE, se “disa anëtarë nuk janë të gatshëm për të lejuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të bëhen anëtare të BE”.
“Kjo është arsyeja pse ne nuk kemi arritur të marrim një vendim pozitiv. Personalisht mendoj se ishte një gabim”, deklaroi Tusk.

The post BBC: Vende te BE te udhehequr nga Franca vune veton ndaj hapjes se negociatave appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu