Bayern Munih ëndërron goditjen e madhe që duhet Kai Havertz.
Sulmuesi i Bayer Leverkusen është një nga talentet më premtues. Gjithsesi, ëndrrat e bavarezëve mund të prishen nga një ish-yll i tyre: Stefan Effenberg.
Kampion Europë ne vitin 2001 me Bayern-in, Effenberg ka thënë për Sport1:
“Për zhvillimin e tij, unë do ta këshilloja që të qëndronte edhe për një sezon te Leverkusen, te Bayer do të kishte mbështetjen e duhur për të shpërthyer përfundimisht. Më pas duhet të ketë edhe vazhdimësi, gjë që nuk garantohet te skuadrat e mëdha”.
Në fund, Effenberg ka dhënë mendimin e tij edhe në lidhje me transferimin e Timo Werner te Chelsea:
“Blutë kanë fituar garën për ta marrë edhe falë aftësive të njerëzve të tyre të merkatos. E kanë bërë të ndihet 100% i dëshiruar, ndryshe nga sa ka bërë Bayern Munich”.
“Më pas është edhe një mundësi për Timo-n, të kthejë një ekip të madh si Chelsea-t mes më të mirëve në Premier League dhe Champions League”.