Bayerni i Mynihut dhe Bayeri i Leverkusenit do të ndeshen në finalen e madhe të kupës së Gjermanisë.
Sonte u konfirmua edhe finalisti i dytë, me bavarezët që triumfuan minimalisht ndaj Eintrachtit të Frankfurtit.
Rakitic e Lewandowski realizuan për vendasit, kurse Danny da Costa shënoi golin e vetëm për mysafirët.
Në duelin tjetër që u zhvillua mbrëmë, Bayer Leverkusen fitoi pastër në udhëtim ndaj Saarbrucken, 0-3, me këta të fundit që ishin befasia e këtij edicioni në garën e dytë për nga rëndësia në Gjermani, pasi arritën në gjysmëfinale, duke qenë pjesë e kategorisë së katërt.
Pas pak do të vijmë me informata shtesë nga dueli i sontëm gjysmëfinal, si notat e lojtarëve, deklaratat e trajnerëve dhe statistikat tjera që e karakterizuan këtë sfidë.