Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, është i shqetësuar me gjendjen që po kalojnë dhe ka dalë me një letër të hapur.
“Pas mbajtjes së takimit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së nuk u diskutua dhe nuk u morën për bazë kërkesat e skuadrave të Superligës që ishim në takimin e fundit që klubet të mbështeten me mjete financiare nga pakoja e mbështetjes së UEFA-s.
Kjo edhe njëherë̈ tregon se çfarë̈ Komiteti Ekzekutiv kemi, të cilin nuk e njohim ne 80% të klubeve të Superligës sepse atyre nuk iu interesojnë̈ klubet dhe skuadrat por vetëm takohen për ti kryer punët e tyre të Federatës ndërsa është̈ dashtë̈ të jetë e kundërta që këta njerëz ti mbrojnë̈ interesat e klubeve por ajo nuk po ndodh dhe ne si klube jemi të shqetësuar me mos marrjen me seriozitet të kërkesave tona që të mbështeten në këtë̈ kohë të vështirë̈ pasi dihet se cila është̈ gjendja e klubeve në këtë kohë.
Nuk e shoh të arsyeshme as uljen 50% të pagave të stafit të FFK-së pasi ata me nder dhe profesionalizëm po e kryejnë̈ në këtë̈ kohë punën e tyre. FFK-ja ka buxhet të mjaftueshëm dhe shtrohet pyetja se pse duhet të preken punëtorët kur ata duhet të stimulohen për punën e tyre dhe jo të ndëshkohen në këtë̈ kohë pasi buxheti i FFK-së nuk ka ndonjë̈ rënie apo ndonjë̈ humbje nga COVID-19.
E di se në këso situata ata nuk kanë vizion se si të menaxhohet me mjetet e FFK-së dhe tash po mundohen të arsyetohen duke i ndëshkuar punëtorët e Administratës.
Ndoshta më mirë është të ndalen investimet që janë̈ duke u bërë pa asnjë kriter dhe të ndihmohen klubet e punëtorët sportiv sesa në kohë të pandemisë të abuzohet me mjetet e FFK-së nuk është̈ arsyetim mos menaxhimi si duhet me FFK-në duke i ndëshkuar punëtorët, klubet dhe kontribuuesit e futbollit prandaj nuk munda të rri i qetë dhe pa reaguar sepse donatorët dhe kontribuuesit po japin gjithçka që futbolli të ngritet dhe të avancohet ndërsa Kryetari në ikje as që i merr për bazë kërkesat e klubeve që të mbështeten në kohë të pandemisë.
Respekt për të gjithë ata që punuan që klubet serioze të licencohen për garat evropiane. Me sinqeritet dhe punë të ndershme mund të ecim përpara si futboll”, thuhet nga Batatina.