Basshkëshortja e gazetarit të vrarë, ka shkruar letër të hapur

0
Gjigandi

Basshkëshortja e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi, i ka shkruar letër të hapur tifozëve të klubit të Premier Leagues së Anglisë, Newcastle United, duke u thënë atyre që ta mbrojnë klubin e tyre.

Newcastle Unitedi është pranë blerjes për 300 milionë funte nga një grup i mbështetur nga Fondi Saudit i Investimeve Publike.

Disa organe kanë shprehur shqetësimin për këtë përfshirë edhe Amnesy International, që ka përmendur shkeljet e të drejtave të njeriut nga Arabia Saudite.

Një nga ato ishte vrasja e Khashoggit, që ishte vrarë pasi ishte futur në konsullatën saudite më 2 tetor të vitit 2018, për të marrë dokumentacionin për martesën e tij me bashkëshorten turke Hatice Cengiz.

Turqia ka ngritur akuza ndaj 20 të dyshuarve, përfshirë edhe dy ish-ndihmësve të Princit Saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman, për vrasjen e vitit 2018.

RonaTyra

Hatice Cengiz u ka shkruar tifozëve të Newcastle Unitedit për çështjen e blerjes së klubit anglez.

“Po ju shkruaj në këtë kohë kyçe në historinë e klubit të juaj të famshëm të futbollit. Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, sundimtari absolut i Arabisë Saudite, po synon të blejë klubin e juaj duke ofruar një shumë të madhe të parave. E di se shumë nga ju jeni të joshur nga kjo ofertë për të dal nga situata e vështirë në të cilën gjendet klubi i juaj për shumë vite. Por, Princi i Kurorës akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e Jamalit. Gjitha hetimet kredibile kanë treguar se ai është përgjegjës.

Ai nuk është gjykuar në vendin e tij pasi e kontrollon me grushtin e tij të hekurt. Lutja ime ndaj jush është që të ,mendoni nëse pranimi i oferës së Mohammed bin Salmanit, është vërtetë mënyra e duhur për të dal klubi i juaj dhe qyteti nga dëshpërimi”, shkruan në letër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu