Bashkimi Europian miraton fond 112 milionë euro për bujqësinë shqiptare

0
Bashkimi Europian miraton fond 112 milionë euro për bujqësinë shqiptare
Gjigandi

Një lajm i mirë për bujqësinë shqiptare, dhe në përgjithësi për të gjithë rajonin.

Komisioni Europian ka miratuar sot një fond që tejkalon 2 miliardë eurot për të mbështetur zhvillimin rural për periudhën 2021-2027.

Fondi domethënës do të kalojë nga projektet e miratuara nga programi IPARD, dhe parashikojnë 112 milionë euro për Shqipërinë.

Ndërkohë, 97 milionë euro janë parashikuar për Maqedoninë e Veriut, 288 milionë euro për Serbinë dhe 430 milionë euro për Turqinë.

Sipas Komisionit Europian, fondi do të ndihmojë në konkurrencën brenda sektorit agro-ushqimor,  menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve dhe përmirësimit të kushteve në zonat rurale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu