Sulmuesi i Barcelonës, Martin Brethueit, ka rrëfyer disa nga prapaskenat tepër interesante, në momentin e negociatave për transferimin e tij drejt skuadrës katalanase.
Në një prononcim për “Daily Mail”, 29-vjeçari danez, tregoi se negociatat për kalimin te Barcelona kanë qenë shumë të fshehta, madje ai tregon se bashkëshortja e tij filloi të dyshonte që ai kishte të dashur, pasi fliste shumë shpesh në telefon.
“Gruaja besonte se kisha të dashur. Merrja shumë telefonata, por nuk ja tregoja askujt, madje as bashkëshortes. Ajo filloi që të dyshonte për diçka, pasi largohesha shpesh herë nga shtëpia për t’iu përgjigjur thirrjeve, pavarësisht të ftohtit në Madrid.
Barcelona është një klub që e dua shumë. Jam një person që gjithmonë përpiqet që të mësoj gjëra të reja. Këtu duhet të jesh shumë i mirë në kontrollin e topit dhe të luash në zona të vogla.