Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë Evander Holyfield është duke u përgatitur për rikthimin e tij në ring në moshën 53-vjeçare. Ai pritet të duelojë ndaj Miky Tyson, në një duel “show”.
Për këtë rikthim, Holyfield është duke u përgatitur në palestër me një tjetër ish-kampion bote të peshës së rëndë, legjendën Wladimir Klitschko.
Bashkë me ta është edhe Antonio Traver (ish-kampion bote në peshën light heavyweight).
“Ne jemi një ekip i fortë përreth jush”, shkruan Holyfield, duke postuar foton me Klitschko, dy ikona të boksit. Klitschko dhe Traver po ndihmojnë Holyfield që të jetë gati për këtë rikthim në ring, pas 10 vitesh.
Holyfield dhe Mike Tyson kanë dueluar dy herë mes tyrë në karrierë dhe në të dyja rastet ka fituar Evander. Përballjet e tyre kanë qenë epike dhe të mbushura me tension e sherr, por tashmë dy boksierët janë miq.