Kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do nuk do të merrte pjesë në konsultimet e tjera me PS-në për zgjedhjen e presidentit nëse rezultonte se kjo ishte një farsë.
Duka mohoi kategorikisht mundësinë e kandidimit të Bashës në postin e presidentit dhe u shpreh se kurrë nuk do ta votonte.
Duka: Nëse vërtetohet bindja ime se këto konsultime janë fallco, atëherë unë nuk preferoj të shkoj nëpër takime të tjera sepse për negociata jo që sinqerta realisht unë nuk jam.
Më e mira e mundshme është që presidenti të zgjidhet nga populli. Habitem kur Rama thotë se nuk ësthë për zgjedhjen e presidentit nga populli ndërkohë që popullin e pyet vetëm për kanabisin.
Nëse Basha do të kandidonte për postin e presidentit, ju do e votonit?
Duka: As nuk ma kap truri ta pranoj që mund të jetë jo më ta votoj. Marrëveshja e 17 majit dhe në përgjithësi Lul Basha në marrëdhënie me Ramën, edhe me rrugëtimin e tij politik që nuk ka qenë për t’u admiruar për të cilin kemi dhe ne fajet tona që po i vuajmë, nuk më shkon kurrë mendja tek ai.