Basha: Deshtimet e qeverise po i paguajne shqiptaret, koha qe… – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi për mediat sot se çështja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare “nuk është çështje mendimi, por vullneti të të dyja palëve. PD ka paraqitur një projekt për të përshpejtuar fazën e parë ,atë të reformës zgjedhore, – tha Basha, – dhe më pas, mbajtjen sa më shpejt të zgjedhjeve parlamentare. Në Shqipëri janë përvijuar dy qendrime, atë të shumicës absolute jo vetëm të opozitës por edhe të socialistëve, që kërkon ndryshimin dhe atë të pakicës që kërkon të mbajë këtë gjendje për përfitime nëpërmjet korrupsionit. Dështimet e kësaj qeverie për moshapjen e negociatave e paguajnë shqiptarët, ndaj është koha për të marrë vendimet e duhura dhe koha që pala tjetër ta kuptojë që nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu. Është e rëndësishme të fokusoheni sot pse nuk zbatohet ligji dhe pse Kajmaku i Vorës dhe Babani qëndrojnë akoma në detyrë. Këto zbulojnë se në Shqipëri nuk ka shtet ligjor. “ Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu