Andrea Barzagli ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.
Barzagli ka vendosur që të largohet nga stafi i ndihmësve të Maurizio Sarri, bën të ditur ‘La Stampa’.
39 vjeçari pensionohej nga futbolli aktiv në qershor të vitit 2019 dhe kthehej te ‘Zonja e vjetër’ si ndihmës i Sarri.
Postin e tij lojtari e zinte më 25 shtator dhe mori rolin e trajnerit që punon me mbrojtësit e skuadrës.
Barzagli ishte pjesë e Juventus që nga vitit 2011, por tashmë duket se ka vendosur të ndajë rrugët me klubin.