Bardhi ka shënuar 19 gola në fanellën e Levantes

0
Gjigandi

Me dy golat kundër Celtës, Enis Bardhi ka hyrë në historinë e Levantes. Reprezentuesi ynë ka bërë dicka që si ka shkuar për dore asnjë lojtari të huaj deri më tani.

Bardhi ka shënuar 19 gola në fanellën e Levantes deh është golashënuesi më i mirë i huaj në klub në ligën më të fortë spanjolle. Ka dy gola më shumë se ganezi Mustafa Riga dhe katër më tepër se Aruna Kane nga Bregu i Fildishtë.

Aktualishtë është i treti në listën e shënuesve më të mirë në klub në La Liga pas spanjollëve Roxher Marti (28 gola) dhe Jose Morales (36).

Ky është një sukses fantastik për Enis Bardhin i cili në vitin 2017 erdhi te Levante, kujtojmë se nuk është sulmues klasik. Për Levanten kanë luajtur sulmues me emra sikur holandezi legjendar Johan Krojf, nigeriani Obafemi Martins, gjeorgjiani Shota Arveladze, urugiani Kristijan Stuani, italiani Gjuzepe Rossi, greku Teofanis Gekas, por askush s’ka bërë sikur Bardhi për Levanten!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu