Në ditëlindjen e Arilenës, Flori Mumajesi ishte me të dashurën?!

0
Gjigandi

Në ditëlindjen e 22-të të këngëtares Arilena Ara, ndër të ftuarit ishte edhe kantautori Flori Mumajesi.

Nëpër videot e fotot të ndara në rrjete sociale nga të pranishmit në ditëlindjen e organizuar në Jug të Shqipërisë, Mumajesi ka qenë i shoqëruar me një vajzë misterioze me të cilën ka shkëmbyer herë pas here përqafime e përkëdhelje.

Ka qenë moderatori nga Kosova Labinot Gashi ai që në videot e tij ka provokuar Florin duke e thumbuar për vajzën misterioze të cilën Gashi e quan ‘Flutura’.

Identitetin e vërtetë të shoqërueses së Mumajesit nuk e dimë, por fakti që dyshja janë parë të rrinë shumë afër gjatë gjithë mbrëmjes, lë vend për dyshime se Flori Mumajesi ndoshta ka gjetur dashurinë në krahët e saj.

RonaTyra

Në një prej videove të postuara, dyshja ishin pranë çiftit tjetër Alban Skënderaj- Miriam Cani, ndoshta një arsye më shumë kjo për të besuar se Flori për momentin i ka më së miri punët me çështjet e zemrës.

Flori Mumajesi me nje vajze misterioze

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu