Bardhi i përgjigjet Berishës: Nuk mund t’i imponohesh grupit parlamentar të PD

0
Bardhi i përgjigjet Berishës: Nuk mund t’i imponohesh grupit parlamentar të PD
Gjigandi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministri Sali Berisha,  se do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar, pavarësisht se nuk është i ftuar.

Në reagimin e tij Bardhi shkruan se askush nuk duhet t’i imponohet vendimit të Grupit parlamentar.

Sipas tij çdo sjellje e imponuar nuk është e pranueshme dhe demokratike.

Postimi i Bardhit:

Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.

RonaTyra

Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet.

Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu