Barcelona shënjestron lojtarin tjetër të Juves

0
Gjigandi

Barcelona e ka nxjerrë në treg Nelson Semedo, pasi nuk arriti marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij, për shkak të pretendimeve të larta financiare. Në të njëjtën kohë, klubi katalanas po kërkon të ketë një zëvendësues të gatshëm, kur portugezi të largohet. Sipas “Marca”, menaxhmenti sportiv po shqyrton disa emra. Njëri prej tyre është Mattia de Sciglio, mbrojtësi i djathtë i Juventusit.

Barcelona ruan një marrëdhënie të shkëlqyeshme me klubin nga Torino, brenda bisedimeve të merkatos është përfshirë edhe Pjaniq.

Për boshnjakun, kampionët e La Liga-s kanë ofruar disa lojtarë: Semedo, Sergi Roberto, Rakitic dhe Arturo Vidal. Sidoqoftë, i preferuari i bardhezinjve është Arthur, i cili për momentin nuk dëshiron të largohet nga “Camp Nou”. Barça është e gatshme të flasë praktikisht për të gjithë futbollistët e saj, që kërkojnë shkëmbim, pasi nuk ka shumë para për të shpenzuar.

Duket se De Sciglio është një futbollist i vlerësuar mirë nga sekretariati teknik i skuadrës katalanase. Ai është një mbrojtës i mirë dhe në këtë aspekt shihet si plotësues i shkëlqyeshëm për Sergi Roberto, i cili spikat më shumë fazën ofensive. Çmimi i kartonit të ish-mbrojtësit të Milanit është i përballueshëm. Vlera e tij e tregut nuk do t’i kalonte 10 milionë euro.

Barcelona dhe Juventusi po vlerësojnë transferimin e tij të mundshëm, por gjithmonë, pas largimit të Semedo nga “Camp Nou”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu