Barcelona ‘blindon’ yllin e ri të mbrojtjes, i vendos klauzolën e çmendur 1 miliard euro

0
Barcelona ‘blindon’ yllin e ri të mbrojtjes, i vendos klauzolën e çmendur 1 miliard euro
Gjigandi

Është zyrtare! Barcelona ka njoftuar se Ronald Araujo do të rinovojë për katër sezonet e ardhshme, domethënë do të vazhdojë të veshë fanellën Blaugrana deri në qershor 2026.

Klubi katalanas dhe përfaqësuesit e lojtarit uruguajan kanë arritur një marrëveshje përfundimtare. Futbollisti e ka peshuar gjatë vendimin e tij për të vazhduar të jetë lojtar i Barçës dhe për të pasur sukses në “Camp Nou”.

Barcelona e ka konsideruar çelësin e mbrojtjes së re të saj dhe kjo është arsyeja pse ka vendosur të përfshijë një klauzolë ndaluese të përfundimit të kontratës prej 1 miliard euro.

Kjo klauzolë e vendos atë në të njëjtin nivel me shtyllat e tjera të projektit të ri katalanas, që gjithashtu zgjatën dhe përmirësuan kontratat e tyre së fundi: Pedri dhe Ansu Fati.

Me këtë rinovim, Mateu Alemany dhe menaxhmenti sportiv arkivojnë një nga dosjet më të rëndësishme që kishin në duar muajt e fundit.

RonaTyra

Rinovimi i Araujo ishte më shumë se një prioritet për projektin e ri që Xavi Hernández ka në dorë dhe tashmë dy të tjerë janë në plan për t’i zgjatur marrëveshjet ekzistuese: Dembélé dhe Gavi.

Ceremonia e nënshkrimit për kontratën e re të lojtarit uruguajan do të mbahet këtë të premte, më 29 prill, në orën 13:30, në fushën e “Camp Nou”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu