Banka Botërore parashikon ngadalësim të ekonomisë së Shqipërisë në 2022: Lufta në Ukrainë po ndik…

0
Banka Botërore parashikon ngadalësim të ekonomisë së Shqipërisë në 2022: Lufta në Ukrainë po ndik…
Gjigandi

Pasiguritë në lidhje me luftën në Ukrainë po ndikojnë stabilitetin e çmimeve dhe rritjen ekonomike në Shqipëri, sipas një raporti të publikuar sot nga Banka Botërore.

Pavarësisht rimëkëmbjes së fortë pas pandemisë, Shqipëria është prekur së fundmi nga zhvillimet në arenën ndërkombëtare dhe po përballet me sfida të reja, të cilat kërcënojnë perspektivën e rritjes ekonomike dhe uljen e varfërisë, tha Banka Botërore në raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të titulluar “Manovrim mes krizash”.

Sipas raportit, ritmi i rritjes ekonomike në Shqipëri pritet të ngadalësohet në 3.2 për qind në vitin 2022.

Raporti shton se konsumi privat parashikohet të jetë nxitësi kryesor i rritjes së prodhimit të brendshëm bruto ndërsa investimet private mund të vijojnë të mbështesin rritjen ekonomike nëse zbatohen reformat për përmirësimin e klimës së biznesit.

Shqipëria shënoi një rimëkëmbje të fortë ekonomike në vitin 2021 falë politikave stimuluese dhe rigjallërimit të sektorëve të udhëtimeve, ndërtimit dhe industrisë nxjerrëse, thuhet në raport.

RonaTyra

PBB-ja reale u rrit me 8.5 për qind vitin e kaluar, duke u rikuperuar plotësisht nga recesioni i shkaktuar prej pandemisë.

“Edhe pse rritja në vitin 2021 ishte me bazë të gjerë, borxhi publik mbetet i lartë”, theksohet në raport.

“Kreditimi për sektorin privat u rrit fuqishëm gjatë vitit 2021 si për bizneset ashtu edhe për individët. Po kështu, depozitat bankare vijuan të zgjerohen me 10.3 për qind, ku kursimet e individëve përbëjnë rreth dy të tretat e rritjes së totalit të depozitave në sistemin bankar”, sqaron raporti.

“Investimet e huaja direkte u rritën në vitin 2021, duke arritur në 6.4 për qind të PBB-së si rezultat i investimeve në industrinë nxjerrëse, sektorin bankar dhe atë të telekomunikacioneve. Rritja e fortë e të ardhurave solli ngushtim të deficitit fiskal në 4.5 për qind të PBB-së,” thuhet në raport.

Rritja e PBB-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor arriti në 7.4 për qind në vitin 2021, pas një tkurrjeje prej 3.2 për qind në vitin 2020, sipas raportit.

“Ky rikthim në norma pozitive i rritjes ekonomike u shoqërua me një rritje të ndjeshme të vendeve të reja të punës, ku kërkesa për punësim solli ulje të varfërisë në të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor”, shtoi reporti.

Megjithatë, rimëkëmbja pas pandemisë është ndalur, pasi lufta në Ukrainë ka tronditur të gjithë rajonin. Rritja ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vitin 2022 aktualisht parashikohet të jetë vetëm 3.1 për qind, sqaron raporti.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu