“Banditët kanë nxjerrë emra ministrash dhe deputetësh”, Berisha: Po pengohen marrëveshjet e ekstr…

0
“Banditët kanë nxjerrë emra ministrash dhe deputetësh”, Berisha: Po pengohen marrëveshjet e ekstr…
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në dëshmitë e tyre anëtarët e bandave kanë dhënë emra ministrash dhe deputetësh të PS. Për këtë arsye tha ai po pengohet marrëveshja e ekstradimit me vendet e Beneluksit. Sipas ish-kryeministri situata është dramatike.

“Në platformën BQ, dalin disa ministra, deputetë të PS dhe ajo që është më interesante është se dalin edhe komunikim të bandës së Elbasanit në vendet e Beneluksit. Kërkoj sjelljen me urgjencë të marrëveshjeve të ekstradimit në këto vende që po japin një kontribut historik.

Është dramatike situata dhe dëshmitë të anëtarëve të bandës së Elbasanit. Ju garantoj se Taulant Balla është një personazh familjar i bandës, një anëtar me të gjitha atributet sipas dëshmive të banditëve. Kjo përbën një problem shumë serioz. Unë do të insistoj që marrëveshjet të vinë në Kuvend”, tha ai.

I pyetur për emrat e ministrave, Bersha u shpreh se do t’i sjellë drejtësia e vendeve partnere.

“Emra do të sjellë drejtësia e vendeve partnere. Jam këtu për të deklaruar se marrëveshjet po i pengojnë implikimi i politikanëve shqiptarë”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu