Skuadra e Ballkanit ka udhëtuar drejt Rugovës së Pejës për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen ndaj Flamurtarit.
Futbollistët e Ballkanit këtë të mërkurë kanë kryer stërvitjet në Rugovë, duke dëshmuar se e kanë marrur shumë seriozisht ndeshjen ndaj Flamurtarit.
Metro ka siguruar një fotografi ku shihen futbollistët e Ballkanit duke kryer stërvitjet në një fushë me bari natyral.
Ballkani nuk e ka rifilluar me rezultate të mira, pas një pauze prej tre muajve shkaku i koronavirusit. Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi fillimisht barazuan 0-0 me Feronikelin në gjysmëfinalen e parë të Kupës.
Ballkani luajti me rezultat të njëjtë edhe ndaj Drenicës në Superligë, duke humbur edhe pozitën e parë në tabelë dhe tani renditen të dytit me 45 pikë, një më pak se Drita.
Ndeshja mes Flamurtarit dhe Ballkanit zhvillohet të premten në stadiumin ‘Xhemail Ibishi’. Kujtojmë që Flamurtari është njëra nga skuadrat që i ka shkaktuar humbje Ballkanit, duke e mposhtur 2-1 në javën e 22’të.