Në stadiumin në Therandë, u përballen lideri i Superligës së Kosovës, Bellkani dhe kampioni në fuqi Feronikeli nga Drenasi, e cila përfundoi pa gola (0:0), në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Vendasit u orvaten me të gjitha forcat por nuk shënuan por dhe mysafirët kishin mundësitë reale të tyre që të fitojnë. Një lojë e mirë mes këtyre skuadrave, që luajtën në stadiumin pa praninë e shikuesve për shkak të rrezikut nga Covid 19.
Në minutën e 11-të, shpëton Ballkani pas gjuajtjes së Hotit, ku topi shkoi përskaj shtyllës.
Në minutën e 33-të, Daku pati mundësi të mirë por pa sukses. N[ë pjesën e dytë pikërisht në minutën e 74-të, Daku sërish por jo i suksesshëm. Pas një minute, Besnik Krasniqi ‘hero’ i Ballkanit, shpëton gol të sigurt pas gjuajtjes së Hotit.
Kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi do të ketë sfidë të vështirë në Drenas, ndërsa ai i Feronikelit, Afrim Tovërlani, ka një rezultat të mirë për takimin e kthimit.