Ballkani bindshëm ndaj Llapit

0
Gjigandi

Skuadra e Ballkanit nga Theranda shënon fitore bindëse me rezultat 5:1 kundër Llapit nga Podujeva, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Vendasit treguan lojë shumë të mirë dhe me lehtësi arkëtuan tri pikë në luftë për titullin e kampionit, nga ana tjetër, llapjanët pësuan humbje të rëndë dhe futen në zonën e rrezikut.

Në minutën e 4-të, Ermal Krasniqi asiston për mrekulli deri te Jetmir Topalli dhe ky i fundit shënon për 1:0. Në minutën e 9-të, Mërgim Pefqeli dështon nga penalltia por topi i rikthyer shënon dhe barazon 1:1. 

Në minutën e 16-të, vendasit kalojnë epërsi fal golit të Blend Baftiut. Nuk shkoi as dy minuta (18’), sërish në skenë Baftiu, prej lojtarëve më të mirë në vendin tonë, shënon eurogol nga rreth 16 metra, 3:1. Në minutën e 38-të, Ermal Krasniqi thellon epërsinë 4:1.

Në minutën e fundit Magani me kokë shënon për rezultatin 5:1. Ballkani renditet më pozitën e dytë me 59 pikë, e Llapi është i gjashti me 39 pikë. Kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, është i lumtur për fitoren bindëse.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu