Prof. Durro e QSUT: Janë kryer mbi 8 mijë teste serologjike, 4 mijë mjekë të testuar, ja rezultatet

0
Gjigandi

Prof. Vjollca Durro nga Laboratori i Mikrobiologjisë në QSUT, u shpreh se janë kryer mbi 8 mijë testime serologjike.

“Deri dje, më datë 7 Korrik 2020 në labortatorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 8020 testime serologjike (IgG dhe IgM) që do të thotë testime të kryera në 4010 individë. Testimi serologjik për SARS COV2 përfshin testimin për antitrupat IgG dhe IgM, pra siç kuptohet qartë, një person kryen dy teste serologjike për antitrupat ndaj SARS COV2”, u shpreh prof. Durro.

‘Rezultatet e deritanishme tregojnë se % e pozitivitetit është 5.6%, çka tregon se nuk ka % të lartë të antitrupave tek bluzat e bardha’, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu