Mësuesja që përdhunoi 13 vjeçarin e më pas u martua me të, vdes në moshën 58-vjeçare

0
Gjigandi

Një mësuese famëkeqe në SHBA që joshi një nxënës 13 vjeçar në një marrdhënie seksuale dhe më pas u martua me të, ka vdekur nga kanceri në moshën 58 vjeçare.

Mary Kay Letourneau u kap duke përdhunuar 13 vjeçarin Vili Fualaau kur policia e Uashington i gjeti ata në një minivan në Seattle, në vitin 1996.
Avokati David Gehrke, i cili mbronte atë në çështjen shokuese, tha se Mary Kay Letourneau luftonte me kancerin prej 4 vitesh.
“Ishte diçka e pritur por e trishtë. Ajo ishte një person i mirë.”
Letourneau, ish-mësuese ne Uashington, ishte asokohe një 34-vjeçare e martuar, nënë e katër fëmijëve kur nisi marredhënien me të miturin Vili Fualaau në qershor 1996.
Kur u zbulua nga policia Letourneau tha se po kujdesej për të dhe se e kishte nxjerrë nga shtëpia pas një debati me të shoqin.
Dy muaj pas kësaj Letourneau ishte shtatzënë me fëmijën e Fualaau.
Vaja e tyre Audrey lindi në kohën që Letourneau priste dënimin për përdhunim.
Rrjedhimisht dënimi i saj i reduktuar ishte vetëm gjashtë muaj burgim, por vetëm dy javë pas lirimit ajo u kap përsëri duke bërë seks me adoleshentin në një makinë, dhe u burgos përsëri.
Duke kryer dënimin prej shtatë vjet burg, Letourneau lindi fëmijën e tyre të dytë – Georgia – brenda ambjenteve të burgut.
Fëmijët u rritën nga nëna e Fualaau deri në lirimin e Letourneau.
Ajo më pas u martua me Fualaau in 2005 edhe pse lidhja mes tyre përfundoi vitin që shkoi.
Gjatë një interviste në 2013, Fualaau tha se nuk e konsideronte veten viktimë të përdhunimit dhe as ish-gruan e tij nuk e konsideronte predatore seksuale.
Ai tha: “Nuk jam viktimë, nuk jam i turpëruar që jam baba dhe as që jam i dashuruar me Mary Kay.”
Çifti u divorcuan në gusht të vitit që shkoi teksa më në fund Fualaau pranoi se marredhënia e tyre nuk ishte e shendetshme.
Një burim i afërt me të tha për mediat amerikane: “Ai ka nisur t’i shohë gjërat qartë tani, ajo nuk ishte marrdhënie e shëndetshme prej fillimit”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu