Balla ironizon opozitën: Faleminderit që e keni ndjekur Kongresin tonë me vëmendje

0
Balla ironizon opozitën: Faleminderit që e keni ndjekur Kongresin tonë me vëmendje
Gjigandi

Kreu i grupit parlamentar të PD, Taulant Balla paralajmëroi se shumë shpejt do të miratohet amnistia fiskale. Balla është shprehur i sigurt se mazhoranca do i sigurojë 84 vota në Kuvend për të kaluar pr/ligjin për amnistinë fiskale.

“Në kushtet e amnistisë fiskale që më në fund do vijë e të jeni të sigurt që do e bëjmë se e para nuk varemi nga ju, s’kemi nevojë për ndryshim kushtetues, duam 3/5 e besoj brenda Kuvendit do jenë për ta mbështetur. Bjerini dajres sa të doni amnistinë fiskale ne do e bëjmë”,

tha Balla. Kujtojmë që mazhoranca ka aktualisht në Kuvend 74 mandate deputetësh.

Taulant Balla: Shumë faleminderit opozitës që e keni ndjekur Kongresin tonë me shumë vëmendje, ky është evoluim shumë i rëndësishëm, e kam thënë që Kongresi i PS s’është vetëm për ne por për gjithë shqiptarët.

Faleminderit që erdhët këtu i morët një për një çështjet që ne diskutuam në kongresin tonë dhe që erdhën si rezultat i këshillimit kombëtar.

RonaTyra

E para, ku t’ju kapim e ku t’ju lëmë.

Ju qenkeni kundër që shqiptarët në emigracion të sjellin paratë në Shqipëri e ne t’u heqim gjithë ato qindra barriera që kanë?

Thojeni këtu, jeni kundër? Je kundër që shqiptarët të sjellin paratë nga emigracioni që mos ua nxijë më jetën me histori idiote ku dhe policia e shtetit ndalon një shqiptar që vjen në shpinë e vet brenda asaj shumës së vendosur me ligj e që ligji parashikon që hapi i fundit është të shkosh në ndjekje penale në fakt se e kemi kaluar këtu ligjin për pastrimin e parave.

Ministria e Financave s’e ka sjellë ende VKM për mënyrën e trajtimit të personit që e shkelin dhe % që shteti i bllokon, në kushtet e amnistisë fiskale që më në fund do vijë e të jeni të sigurt që do e bëjmë se e para nuk varemi nga ju, s’kemi nevojë për ndryshim kushtetues, duam 3/5 e besoj brenda Kuvendit do jenë për ta mbështet bjerini dajres sa të doni amnistinë fiskale ne do e bëjmë.

E dyta ka të bëjë me çështjen e kanabisit mjekësor. Bjerini sa të doni kësaj pjese kanabisi mjekësor është instrument ekonomik shumë i rëndësishëm.

Në Maqedoninë fqinje e ka dhënë efektin, e do shërojë dhe plagën e vjetër të shumë viteve dhe pse kjo parti e ka shëruar vit pas viti.

Historia e krenarisë së republikës së kanabisit në Lazarat ka marrë fund përgjithmonë
e ne s’do lejojmë më që histori të tilla të kthehen por instrumenta që sjellin ekonomi e të ardhura janë të mirëpritura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu