Bach: Olimpiada vitin tjetër

0
Gjigandi

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” të parashikuara për t’u zhvilluar këtë vit janë shtyrë për vitin tjetër për shkak të koronavirus. IOC dhe organizatorët e Olimpiadës kanë vendosur prej kohësh që ky event të zhvillohet në datat 23 korrik-8 gusht të vitit 2021.

Presidenti i IOC (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar), Thomas Bach, ka deklaruar se në rast se kjo Olimpiadë nuk zhvillohet as vitin tjetër, atëherë ajo do të anullohet.

Kohët e fundit janë shtuar zërat se Olimpiada japoneze është në rrezik.

“Na vjen keq që u shty, por u bë për të mirën e të gjithëve. Ne urojmë që ajo të zhvillohet pas një viti, duke shpresuar që situata të jetë përmirësuar. Në rast se do të shtyhet sërish, atëherë është më mirë të mos zhvillohet fare”, tha Bach.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu