Ish–deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i akuzuar për kallëzim të rremë në procesin e njohur si “Babalja” dha shpjegimet e tij në gjykatën e Tiranës. Ai tha se opozita kishte patur informacione të vazhdueshme se Agron Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafik të lëndëve nartkotike, por denoncimin më të fundit e mori nga gazetari Jetmir Olldashi.Ai deklaroi lidhur me audio-përgjimin e pretenduar mes Albert Veliut, i njohur si “Babalja” dhe Geron Xhafës, se kishte marre një denoncim nga gazetari Jetmir Olldashi.
“Për Geron Xhafën, mora një denoncim të ri nga gazetari Jetmir Olldashi. Ai më tha se ishte duke bërë një investigim të madh, që kishte lidhje me qeverinë. Meqë unë jam marrë me denoncimin e bandave, ma solli mua. Materialin audio e kam marrë disa muaj para publikimit, ishte në CD, ose USB. Në këtë material ishte vëllai i ish ministrit me Albert Veliun. Edhe tabulatet telefonike e vërtetojnë që unë kam folur me Jetmir Olldashin e më pas me Albert Veliun. Pas publikimit të materialit kam patur kontakte me të dhe familjarët, pasi Veliu më ka thënë se ishte në rrezik për jetën. Sa herë kishte kontakte me persona të ligjit ai më shprehte shqetësim”, tha në dëshminë e tij ish-deputeti demokrat.
Ballina Lajme Shqip “Babalja”/ Salianji përballet me avokatin e Geron Xhafajt: Denoncimet e PD çmontuan...