Avdijaj afër marrëveshjes me skuadrën e re

0
Gjigandi

Donis Avdijaj mund të ndërrojë sërish skuadër.

Sulmuesi i Kosovës, që luan me Hearts të Skocisë, është duke u kërkuar nga Braga e Portugalisë.

“A Bola” e Portugalisë shkruan se Braga është në bisedime me 23-vjeçarin, të cilin mund ta transferojë gjatë verës.

Donisi prej transferimit në Hearts nga Trabzonspori gjatë afatit kalimtar të dimrit, zhvilloi vetëm tri ndeshje.

Kontrata e tij me klubin skocez skadon më 30 qershor, andaj ai do të jetë lojtar i lirë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu