Autorët ishin me motor/ Kush është Dedë Pllanaj, i cili u qëllua sot për t’u vrarë në karburantin…

0
Autorët ishin me motor/ Kush është Dedë Pllanaj, i cili u qëllua sot për t’u vrarë në karburantin…
Gjigandi

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e sotme me armë zjarri e Dedë Pllanajt në hyrje të Dobraçit në Shkodër. Mësohet se Pllanaj punonte si roje karburanti në hyrje të rrugës Shkodër-Koplik, pas rotondos së Dobraçit.

Autorët kanë qenë me motor, ndërsa kanë qëlluar me pistoletë dhe janë larguar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja plumbash, ndërkohë që, raportohet se aktualisht Dedë Pllanaj ndodhet në Spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Reagimi i Policisë së Shkodrës:

Informacion paraprak / Rreth orës 22:10, në lagjen “Dobraç”  Shkodër, në rrethana ende të paqarta,  është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër,  i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje – dalje të qytetit  dhe vijon krehja e zonës me qëllim  kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për  identifikimin e autorit/ve  zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu