Atletico Madrid shënon fitore kundër Deportivo Alaves

0
Gjigandi

Atletico Madrid ka arkëtuar tri pikë të reja në La Liga.

Skuadra e Diego Simeone ka marrë tri pikë, duke mposhtur skuadrën e Deportivo Alaves me rezultatin 2:1.

Gjithçka rreth këtij takimi u vendos në pjesën e dytë, kur fillimisht Saul Niguez dërgoi topin në rrjetë, atëherë kur luhej minuta e 59’ e ndeshjes.

Goli i dytë i ‘Rojiblancos’ erdhi në minutën e 73’, kur Diego Costa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Alaves reagoi krejt në fund, kur Joselu u tregua i saktë nga penalltia, për rezultatin final 2:1.

RonaTyra

Me këtë fitore, Atletico numëron 58 pikë në pozitën e tretë në La Liga, kurse Alaves mbetet me 35 pikë në pozitën e 15. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu