Fatjon Bono, Kristian Kresto, Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku, dhe Rudi Shaho janë arrestuar nga policia pas atentatit të djeshëm në Pogradec, pasi përkrahën autorët e krimit, kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe nuk kallëzuan krimin.
Nga provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me automjete dhe me veprime aktive, dyshohet se kanë ndihmuar autorët e dyshuar të ngjarjes, që të largohen nga vendngjarja.
Policia sekuestroi mjetin tip “Volkswagen Golf”, në përdorim të Fatjon Bonos, i cili është përdorur në ngjarje, si edhe automjetet tip “Benz” dhe “BMW X5”, me të cilët janë ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Dy autorët e ngjarjes, Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari janë shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.