Skuadra e Atalantës me 6 golat e shënuara ndaj Breshës, kaloi në vendin e dytë në Seria A, duke konfirmuar edhe një herë se ka një ndër sulmet më të rrezikshme në kampionatet e njohura evropiane.
Nga skuadrat aktive, vetëm skuadra e Mançester Siti mund të kalojë pragun e 100 golave në një sezon, pasi që skuadra nga Mançesteri, në 3 javë deri në fund të sezonit, kanë shënuar 91 gola.
Skuadra e Atalantës ka shënuar 93 gola dhe ka edhe 5 ndeshja, andaj mund të kalojë pragun e 100 golave, ku në 5 ligat më të mira në Evropë, vetëm Bajerni ka arritur një gjë të tillë.
Ndryshe skuadra e Atalantës, mesatarisht shënon 2.81 gola në një ndeshje në Seria, ndërsa sulmuesi më efikas është Muriel me 17 gola, që ka lënë pas bashkëlojtarët e tij, Zapata-n me 16 dhe Iliçiç me 15 gola.