Atalanta e Gjimshitit ngjitet në vendin e dytë

0
Gjigandi

Atalanta është rikthyer te fitorja në kampionat, pas barazimit 1-1 ndaj Veronës, teksa ka mposhtur Bolonjën me rezultatin 1-0, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje me 74 pikë, 2 më shumë se Interi i vendit të tretë që ka 1 ndeshje më pak se skuadra e Gasperinit.

Një përballje e vështirë kjo e sotme për skuadrën bergamaske, që u zgjidh nga goli i Muriel në minutën e 63-të.

Vlen të theksohet se mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke e nisur ndeshjen si titullar, teksa në minutën e 87-të u zëvendësua nga Kaldara.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu