Po flet e gjithë bota dhe Kosova për ta, në Shqipëri askush nuk i njeh

0
Po flet e gjithë bota dhe Kosova për ta, në Shqipëri askush nuk i njeh
Gjigandi

Videolojërat janë përhapur së tepërmi vitet e fundit.

Madje tashmë të pasionuarit pas tyre zhvillojnë edhe turne ndërkombëtarë për të treguar aftësitë e tyre në lojërat elektronike. I tillë është edhe turneu CS:GO që po zhvillohet në Antverp të Belgjikës.

Skuadra me lojtarë të Counter Strike përballen me njëri-tjetrin për tu shpallur fitues të këtij kompeticioni.

Pjesëmarrës në Antverp është edhe ekipi nga Kosova, “Bad News Eagles”, i cili pas fitores kundër brazilianëve të MIBR-së kalojnë në fazë legjendë të këtij turneu.

Një sukses i veçantë për ta, që po përflitet shumë në Kosovë dhe në të pasionuarit e videolojërave në botë, por që në Shqipëri shumë pak i njohin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu