FC Drita ka njoftuar që të gjithë futbollistët e testuar për koronavirus kanë rezultuar negativ.
Dje futbollistët e kësaj skuadre u testuan të gjithë kurse rezultatet u publikuan sonte në mbrëmje.
Komunikata e plotë e FC Dritës
“IKSHKP na njofton me rezultatet e testeve të djeshme.
Stafi dhe lojtarët e klubit tonë janë testuar të shtunën në mengjes, ndërsa sonte kemi pranuar rezultatin kga IKSHKP dhe te gjithë kanë rezultuar negativ në testimin për COVID-19
Lajmi i mirë është se te gjithë lojtarët dhe stafi janë me shëndet të përsosur, dhe nga nesër seancat grupore të stërvitjes do të vazhdojnë siç është planifikuar.
FC DRITA”