Barcelona dhe Juventus janë afër marrëveshjes për Arhtur.
Arthur, së bashku me Miralem Pjanic, janë dy lojtarët që po gëzojnë vëmendje të madhe, derisa Barca e Juventus lidhen me një shkëmbim të mundshëm të lojtarëve.
Raportimet e fundit nga ‘Tuttosport’ bëjnë të ditur se braziliani aktualisht po stërvitet me rezervistët e Barcelonës dhe ai tashmë i ka thënë ‘Po’ Juventusit.
Lojtari më parë ishte shprehur kundër çdo mundësie që të largohet nga ‘Camp Nou’, por futja në ekuacion e Miralem Pjanic mund të ketë ndryshuar qasjen e skuadrës.
Së fundmi lidhur me këtë është pyetur edhe Quique Setien, por ai ka refuzuar të jap ndonjë koment për të ardhmen e Arthur.