Arta Elezaj është çdo herë në fokus dhe merr vëmendje me postimet e ndryshme që bën në rrjetet sociale.
Modelja nga Klina nuk heziton të provokoj duke vënë në pah linjat e saj joshëse të trupit, dhe këtë e ka bërë edhe së fundmi.
Përmes disa imazheve të realizuara nga makina, Arta shihet e veshur me një fustan veror ngjyrë gri që e përshtati me syze dielli dhe aksesor në qafë dhe duar.
Foto: Arta Elezaj/Instagram
Bukuroshja dukej në formë të mrekullueshme, teksa bini në sy format trupore për të cilat ajo përkujdeset përmes ushtrimeve intensive në palestër.
Foto: Arta Elezaj/Instagram
Ish-aktorja e “O sa mirë” u komplimentua për dukjen edhe nga fansat dhe miqtë e saj në hapësirën e komenteve.
Ndërkohë, përveç postimeve në rrjetet sociale, Artën ka kohë që nuk e shohim në një projekt televiziv
. /abc24.al/